Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se “Fronti Europian po e mbush listën amerikane, ndërsa për arratisjen e Artan Grubit i cili ditë më parë u shpall “non grata”, Mexhiti tha se nuk ndodhet në Kosovë por në Shqipëri dhe siç thotë, me arratisjen e tij ka dëshmuar fajësinë.
“Mendoj se është detyrë e organeve të rendit, ata do të bëjnë dhe padi ndërkombëtare përmes Interpolit. Sipas informatave, nuk është në Kosovë, por është tek ju në Shqipëri. Por s’është kjo e rëndësishme, por me arratisjen e tij ka dëshmuar fajësinë e tij dhe ndaj ai ka ikur nga vendi. Mendoj se sot, nesër, apo pasnesër ai një ditë do të ballafaqohet me drejtësinë”, tha Mexhiti në Ora News.