Mexhiti: Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është duke u reformuar, me qëllim të përmirësimit të efikasitetit dhe efektivitetit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot ka vizituar Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ku është pritur nga drejtori Xhevat Selami.

Drejtori Selami, në një takim ku morën pjesë edhe menaxhmenti i drejtorisë, informoi për aktivitetet e përditshme që ndërmerr ky institucion.

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti vlerësoi punën e kësaj drejtorie, e cila tha se luan një rol shumë të rëndësishëm në reagimin e shpejtë dhe efektiv ndaj krizave të ndryshme që godasin vendin, ka dhe do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimin Hapësinor.

“Zbatimi i masave për mbrojtjen e qytetarëve nga rreziqet natyrore dhe artificiale, identifikimi dhe analizimi i rreziqeve që mund të ndikojnë në sigurinë e qytetarëve dhe infrastrukturës, janë pjesë e detyrave kryesore të kësaj drejtorie dhe këto aktivitete po ndërmerren me shumë sukses”, tha Mexhiti, duke shtuar se realizimi i tyre kërkon koordinim të aktiviteteve dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet qendrore dhe vendore, si dhe me organizatat përkatëse për të siguruar një reagim efektiv ndaj krizave.

Mexhiti tha se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka filluar një agjendë serioze për reformimin e sistemit aktual, me qëllim të përmirësimit të efikasitetit dhe efektivitetit të veprimtarisë së saj, me përkushtim të plotë për t’i shërbyer qytetarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu