Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti bashkë me Bilall Kasamin nga Besa dhe Bekim Qokun, këshilltarin e Kurtit për Maqedoni kanë qëndruar sot në Prekaz e më pas në takim me ministrin Sveçla, shkruan InfoShqip.
E me këtë rast Mexhiti ka kushtuar një status në rrjetin social Facebook:
“Pas një dite të jashtëzakonshme në Prekaz, vazhduam me një takim vëllazëror në Teatrin Kombëtar të Kosovës me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçlën dhe deputetin e Parlamentit të Kosovës, Milazim Salijaj, të dy eksponentë të respektuar të Lëvizjes VETËVENDOSJE.
Fryma e NDRYSHIMIT filloi në Kosovë, vazhdoi në Luginë dhe do të kurorëzohet në RMV!
NDRYSHIMI PO VJEN DHE IA VLEN!” ka shkruar Mexhiti pas takimit me Sveçlën.