Mexhiti i gatshëm për të ndihmuar komunat e Sarajit dhe Tearcës në përgatitjen e projekteve: S’është me rëndësi kush janë kryetarët, me rëndësi janë banorët

Në mesin e komunave që nuk iu pranuan projektet nda ndihma prej 100 milionë eurove nga qeveria për pushtetin lokal janë edhe komunat e Sarajit dhe Tearcës, që drejtohen nga kuadro të BDI-së. Në intervistë për TV21, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti siguron se aspak nuk i ndajnë komunat në baza partiake. Shpreh edhe gatishmëri për t’i ndihmuar për përgatitjen e projekteve, andaj edhe është zgjatur afati i aplikimit edhe për 1 muaj që qytetarët të mund të përfitojnë nga këto projekte.

“Duke i ditur kapacitetet e komunave rurale në këtë rast Saraji dhe Tearca ne si ministri do të jemi në shërbim edhe me çështje kadrovike edhe përgatitjen e projekteve edhe për t’i ndihmuar pra që edhe ato t’ia dalin me sukses dhe të përfitojnë sepse për ne nuk është me rëndësi kush janë kryetarët e komunave, për ne me rëndësi është që edhe banorët e Tearcës dhe Sarajit të përfitojnë dhe të zgjidhen problemet e tyre dhe të kenë infrastrukturë më të mirë dhe të kenë një standard më të mirë jetësor”, tha Mexhiti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu