Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses që të ketë seancë përgatitore, në të cilën, ekspertë profesorë, por edhe parti politike, të marrin pjesë në debat.
Mexhiti shkruan se mbaroi loja dhe se gjuha shqipe nuk u ndalua.
“MBAROI LOJA!
Gjuha shqipe nuk u ndalua,
Ligji për gjuhën shqipe nuk u abrogua,
Lista e zezë për korrupsion u konfirmua.
Rrini rahat. Qeveria punon.” tha ai.