Mexhiti siguron pacientët: Terapia në Onkologji është e sigurtë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i ka siguruar të gjithë pacientët se terapia në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, është kualitative dhe i përmbush të gjitha kriteret. Ai apeloi që ky rast të mos keqpërdoret nga politika dhe ju bëri thirrje qytetarëve mos të manipulohen, por t’i besojnë sistemit shëndetësor.

“I siguroj qytetarët e vendit dhe pacientët që terapia që merret në Onkologji është terapi kualitative, terapi që i përmbush të gjitha kushtet. Unë ju garantoj se pacientët e marrin të gjithë terapinë që shkruhet nga ekspertët apo specialistët e lëmisë. Por, dua të apeloj është një herë, mos të keqpërdoret ky rast për politikë ditore, për poena sepse kemi të bëjmë me jëtë njerëzisht. Nëse një pacienti i thua nuk është e sigurt terapia, ai do ta merr në dorë të vetë shëndetin dhe kjo do ta dëmtoje shëndetin e pacientit dhe nuk dëshirojmë të ndodh një gjë e tillë”, tha ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në një intervistë për Alsat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu