Mexhiti takoi ambasadorët e huaj në Shkup

Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, ka realizuar sot një takim me ambasadorët dhe përfaqësuesit e tjerë diplomatik në vend.

“Me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas, dhe me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian të Bullgarisë Zhelyazko Radoukov, të Republikës Çeke Jaroslav Ludva, të Suedisë Ami Jain Larsson, të Francës Christophe Le Rigoleur, si dhe zëvendës shefat e misioneve të Gjermania Axel Voss, të Spanjës Ana Gracia Gallego, të Austrisë Mathias Humenberger, të Holandës Manon Janssen, kreu i Administratës së Ambasadës së Italisë, Stefania Zacchetti, Shefi i Sektorit Operativ të BE-së, Alexandru Albu dhe me udhëheqësit e sektorëve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, diskutuam për të gjitha sfidat dhe mundësitë që mund të krijojmë për një rrugë reale drejt ruajtjes së mjedisit jetësor. Ne gjithashtu ramë dakord që të bashkojmë forcat në katër Konventat e ardhshme të OKB-së (Ndryshimet Klimatike, Biodiversiteti, Plastika dhe Shkretëtirëzimi).

Takimi i sotëm ishte padyshim një hap shumë i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së dhe në angazhimin tonë për përmbushjen e standardeve evropiane.

Mbrojtja e mjedisit gjithmonë përmes planeve dhe strategjive konkrete është një rrugë që kërkon bashkëpunim dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë një gjë të tillë.

Çdo angazhim që do të ndërmarrim në drejtim të ruajtjes së mjedisit jetësor, e shohim si angazhim për një të ardhme të qëndrueshme dhe mbrojtje të mjedisit jetësor për gjeneratat e ardhshme”, ka shkruar Mexhiti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu