Mickoski: Ata që u bënë milionera kanë interes ta destabilizojnë shtetin

Ata që kanë interes për destabilizimin e shtetit janë më të aftët dhe më të fortët kur ka destabilitet. Demokracia nënkupton institucione stabile dhe ne do të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë institucionet, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur nëse ende i qëndron qëndrimit që ka shprehur më herët se ka njerëz që punojnë për destabilizimin e shtetit.

“Për destabilizimin, informacioni është ashtu siç është. Të gjithë ata që u bënë milionerë dhe sunduan Maqedoninë në shtatë vitet e fundit, të gjithë ata që vrapuan në rrugë dhe këtu në kryeqytet dhe në mbarë vendin kanë interes ta destabilizojnë atë sepse janë më të aftët dhe më të fortët kur ka destabilitet. Por ne si shtet dhe si qeveri do të luftojmë për shtet stabil dhe institucione stabile, sepse demokracia nënkupton institucione stabile dhe do të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë institucionet”, tha Mickoski.

Kryeministri shtoi se ligji duhet të zbatohet kudo dhe për të gjithë. Këtu, siç theksoi ai, ne punojmë së bashku me partnerët tanë dhe për këtë jam mirënjohës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu