Branitellat” e kanë pasur, e kanë dhe do ta kenë mbështetjen time, kështu tha kryeministri Mickoski pasi u pyet nga Klan Maqedoni lidhur me ligjin e “Branitellave”.
Nuk u përgjigj se si I komenton deklaratat e partnerëve të tij se një ligj për “Branitellat” nuk mund të kalojë pa u përfshirë në të edhe ish pjesëtarët e UÇK-së por akuzoi BDI dhe LSDM se edhe përmes kësaj inciative po tentojnë të destabilizojnë vendin.
Kundër këtij propozimi kanë dalë nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Integristët thonë se VMRO e detyroi VLEN-in ta pëkrahë Ligjin për “Branitellave” në Kuvend
Ligji për “branitellat” nuk ka për synim kurrfarë destabilizimi dhe nuk është ngritur si propozim kundër asnjë etnie, por I njejti plotëson nevojat reale të veteranëve të mbijetuar, atyre me aftësi të kufizuara dhe familjeve të veteranëve të vdekur, tha kryetari i LSDM-sëi, Venko Filipçe.
“Ky ligj synon të plotësojë nevojat dhe kërkesat reale të atyre personave me aftësi të kufizuara, të të mbijetuarve dhe familjeve që kanë rënë ushtarë. Besoj se gjithçka që mund të bëjmë në interes të qytetarëve dhe plotësimit të nevojave të tyre reale, e bëjmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. Këtu fare nuk ka asnjë dimension të asnjë lloj ndarjeje ndëretnike apo nxitje të tensioneve ndëretnike”, theksoi kryetari i LSDM-së dhe deputeti Venko Filipçe.
BDI sot edhe njëherë ka përkujtuar se deputeët e VLEN-it dhe vetë kjo parti janë peng të VMRO-së DPMNE=së
”Deputetët humbës të Vlen në fillim deklaruan që janë kundër dhe do ta pengojnë miratimin e ligjit për branitella, e braktisën seancën, ndërsa pas telefonatës nga pronarët e tyre nga VMRO, u kthyen me bishtin e paluar dhe mundësuan kuorum për miratimin e rendit të ditës me gjithë Ligjin për branitella. Ky veprim flet që Vlen janë peng të VMRO dhe po marrin në qafë shqiptarët me çdo veprim të tyre. Flamuri kombëtar, gjuha shqipe, ish ushtarët e UÇK, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, balanseri, u turpëruan para Kosovës dhe Shqipërisë dhe çdo të arritur kombëtare e cënuan oër më pak se 100 ditë” – thonë nga BDI.
Nga VLEN akuzojnë se Ligji i “Branitellave” i dorëzuar nga LSDM-ja është përgatitur në Reçicë të Vogël me qëllim të destabilizimit të vendit.
”Ligji i branitellave është shkruar në Reçicë të Vogël dhe i është dhënë LSDM-së për zbatim me qëllim të vetëm – të shkaktojë tensione ndëretnike. Opozita maqedonase dhe shqiptare po tërheqin lëvizje nga frika e ndjekjes penale për korrupsion politik. Imagjinoni, pas 7 vjetësh në pushtet dhe fuqinë për të zgjidhur çështjet e hapura, tani në 100 ditët e para vendosën të abuzojnë me vitin 2001 për të mbrojtur pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme” – thonë nga VLEN.
Ndryshe, ishte vet VMRO DPMNE-ja gjegjësishtë deputetët e saj që I dhanë përkrahje propozim ligjit të propozuar nga LSDM që të futet në procedur parlamentare dhe në rend ditë të seancës së djeshme parlamentare. /tvklan.mk