Mickoski: Drejtoria Doganore në korrik me të hyra rekord prej 12 miliardë denarëve

Po e stabilizojmë shtetin dhe po fillojmë ta zhvillojmë ashtu siç e meritojnë qytetarët. Kështu ka shkruar në facebook kryeministri Hristijan Mickoski. Ai lavdëron drejtorët e tij për punën e bërë këtë periudhë dhe rezultatet e arritura, të cilat i quan rekord.

Kur të mbyllen të gjitha zbraztirat ku është vjedhur nga populli me vite, thotë Mickoski, institucionet do të funksionojnë dhe kur krimi të jetë i papagueshëm shton ai, atëherë të ardhurat në buxhet do të rriten.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Drejtori Boban Nikolovski- më informoi se për muajin korrik, Drejtoria e Doganave ka shënuar rekord dhe rezultatin më të mirë të ekzistencës së saj me të hyra të mbledhura gati 12 miliardë denarë. Për të njejtin muaj, Drejtoria e të Ardhurave Publike me të cilën udhëheq Elena Petrova ka paguar 13.4 miljardë denarë, që poashtu është rekord i llojit të vet. Këto para janë më shumë investime për çerdhe, shkolla dhe shëndetësi”.

Ai shton se lehtë mund të arrihet në përfundim se këto para kanë përfunduar në xhepa private vitetet e kaluara, por edhe për këtë çështje shton se për shkurt kohë do të ketë përgjigje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu