Mickoski e “qorton” Gashin: Nëse ka thënë se Kosova është atdheu i tij, të kërkojë falje, ai merr rrogë këtu në Maqedoni

Kryeministri në ardhje, Hrsitijan Micksoki ka “qortuar” sot kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, shkruan TV21. Micksoki tha se nëse Gashi ka thënë që atdheu i tij është Kosova, ai duhet të kërkojë falje për këtë.

“Nuk e kam dëgjuar deklaratën e z. Afrim Gashit, unë mendoj se atdheu i tij është Maqedonia. Nuk kam dëgjuar për deklaratë të tillë, por nëse ka deklaratë të tillë, atëherë mendoj se duhet t’u kërkojë falje qytetarëve të Maqedonisë. Duhet ta bëjë sa më shpejtë, sepse nga këtu merr rrogë dhe nga ana e maqedonasve, shqiptarëve, turqve , serbëve, vllahëve, boshnjakëve është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë”, theksoi Micksoki./tv21/

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu