Mickoski: Gjuha shqipe nuk cenohet – Bexheti: Është turp për RMV-në që Spiropali shprehu shqetësim për shqipen

Gjuha shqipe nuk është e cenuar, përkundrazi po avancohet – theksoi kryeministri Hristijan Mickoski pasi që dje kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali tha se cenimi i shqipes paraqet cenim të identiteti të shqiptarëve, duke aluduar qartë për paralajmërimet për rishqyrtimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për gjuhën shqipe. Mickoski thotë se ai personalisht e respekton gjuhën shqipe dhe se nuk kemi çështje të hapura me Shqipërinë.

“Ne e respektojmë atë identitet dhe veçorinë edhe të gjuhës shqipe, gjuhës maqedonase dhe të gjitha gjuhët që përdoren nga qytetarët i respektojmë, unë personalisht i respektoj. Dje kryetari i Manastirit i cili është nga radhët e VMRO-DPMNE-së i uroi mirëseardhje në Manastir kryeparlamentares së Shqipërisë pikërisht në një institucion të rëndësishëm për gjuhën shqipe kështu që jo vetëm që nuk është e cenuar, por është e avancuar”, tha Hristijan Mickoski.

Por dje pikërisht Spiropali tha se gjuha shqipe për shqiptarët është e shenjtë dhe lidhet me thelbin e identitetit.

Qëndrimin e tillë të Spiropalit e komentoi Blerim Bexheti nga BDI i cili mbrëmë të ClickPlus në TV21 tha se është turp i madh për Maqedoninë që kryeparlamentarja e Shqipërisë shprehu shqetësim për përdorimin e shqipes.

Sllavjanka Petrovska nga LSDM thotë se nëse hapen çështje të këtilla, siç është çështja për gjuhën shqipe, duhet të ulet dhe të bisedohet.

“Mesazhet janë të qarta dhe mendoj se edhe ne këtu si deputetë dhe parti politike që funksionojmë në shtetin tonë, jemi të vetëdijshëm për domethënien, të gjitha çështjet që hapen, që janë hapur dhe pastaj i kemi mbyllur me sjelljen e ligjeve të caktuara etj.. nëse përsëri del një mungesë ose nevojë për debat, duhet të ulemi dhe të debatojmë”, tha Sllavjanka Petrovska, LSDM.

Në lidhje me atë nëse ka mundësi që të suspendohet ligji për gjuhët, dje foli edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i cili tha se nuk duhet të shikojmë prapa por të ecim përpara dhe të vendosim paqe të përhershme e jo të krijohen kriza të thella.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu