Ambasadori spanjoll në vendin tonë, Rafael Soriano Ortiz ka bërë një shkrim në rrjetet sociale në lidhje me kryeministrin Hristijan Mickoski. Sipas tij, Mickoski ka treguar shembull deri sa po shkonte në Stamboll, ku në aeroport priste radhë si të gjithë qytetarët të tjerë.
“Mëngjesin e sotëm kisha fluturim drejt Stambollit. Në radhë për paraqitje turistike e takova kryeministrin Hristijan Mickoski, i cili i kaloi formalitetet, përfshi edhe kontrollet e parapara, si çdo pasagjer tjetër. Shembull për thjeshtësi dhe normalitet. Bravo!”, ka shkruar Ortiz.