Mickoski: Ja pse e shfuqizuam akreditimin për studime në shkencat e mjekësisë në Universitetin e Strugës

Mickoski: Shfuqizimi i akreditimit për studime në shkencat e mjekësisë në Universitetin e Strugës është për shkak se është në kundërshtim me ligjet dhe nuk i përmbush kriteret dhe kushtet

“Është shfuqizim i vendimit të dhënë më parë, sepse është në kundërshtim me ligjin dhe nuk i përmbush kriteret dhe kushtet”, tha Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse unaza rreth BDI po shtrëngohet, sepse Qeveria ka marrë vendim për shfzqizimin e akreditimit për studimet në shkencat mjekësore në Universitetin e Strugës, si dhe shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë të klinikave.

Kryeministri Mickoski theksoi se i njëjti komision që më parë ka dhënë pëlqimin, i njëjti komision e ka shfyquzuar pëlqimin e dhënë.

“Nëse futeni thellë në atë procedurë, do të shihni se praktikisht komisioni që ka dhënë më parë pëlqimin, i njëjti komision e shfyqizon pëlqimin e dhënë. Pra, Ministrisë nuk i mbeti gjë tjetër veçse të vepronte sipas këtyre drejtimeve. Dhe prandaj marrëveshja e mëparshme për organizimin e një lloji të tillë të studimeve në Universitet, supozoj se e keni fjalën në Strugë, ajo marrëveshje praktikisht është shfyqizuar dhe tani atje nuk kanë të drejtë të organizojnë një lloj mësimi të tillë të arsimit të lartë.”, tha Kryeministri Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu