Mickoski: Janë procedura të cilave edhe unë iu nënshtrohem! Herën tjetër personalisht do ta pres presidenten Osmani

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kryeministri Hristijan Mickoski tha se në konsultim me autoritetet, është vërtetuar se presidentja e Kosovës, ashtu si presidentja e Maqedonisë dhe kryeministri i Maqedonisë, është dashur t’u nënshtrohet procedurave të kontrollit në Aeroportin e Shkupit, shkruan TV21. Mickoski tha se herën tjetër, personalisht do ta shoqërojë presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.

“Në këto lloje të procedurave nënshtrohem edhe unë si kryeministër i Maqedonisë, presidentja e Maqedonisë dhe të gjithë personat zyrtarë që e kalojnë pjesën VIP, edhe pse unë nuk e shfrytëzoj atë pjesë, por e shfrytëzoj pjesën si të gjithë qytetarët, por kjo për ne shkaktoi ndjenjë për të cilën ndjejmë keqardhje, nuk duam të përsëritet. Unë personalisht theksova se, presidentja e Kosovës është e mirëseardhur, si të gjithë qytetarët e Kosovës dhe personalisht herën tjetër, nëse e marrë me kohë informacionin, ta presë si nikoqir në Aeroport dhe bashkë me mua, deri sa të udhëtojë prej Shkupit, të jemi bashkë, ta shoqërojë për gjatë kohës që do ta kalojë në Aeroportin e Shkupit, që të evitojmë incidente të këtilla”, deklaroi Mickoski./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu