Mickoski: Nëse kjo qeveri mposhtet në zgjedhjet lokale, do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nëse në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë të vitit 2025, qeveria aktuale mposhtet nga partitë opozitare, atëherë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në të kundërtën, Mickoski thotë se partitë opozitare duhet të reformohen dhe të garojnë në zgjedhje të rregullta parlamentare me kuadro të reja.

Nëse këtë qeveri qytetarët e mposhtin në ato zgjedhje lokale, është logjike që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare pas kësaj, të mos na ndodhë si në vitin 2021. Por nëse kjo qeveri i mposht partitë e tanishme opozitare në zgjedhjet lokale, atëherë presim përfundimisht t’i përkushtohen vetvetes, të ristrukturohen, në kuadro dhe në program të rifreskohen dhe të munden në zgjedhjet e rregullta parlamentare të dalin me program të dhe zgjidhje të reja të kuadrove”, tha Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu