Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar paralajmërimet për punësim të “qindra, mos ndoshta mijëra shqiptarëve”. Mickoski thotë se deri sa ai është kryeministër, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
“Nuk ka një gjë të tillë, e kam lexuar atë, i kam ndjekur mediat, një gjë të tillë nuk ka, as nuk do të ketë, deri sa unë jam kryetar i Qeverisë maqedonase. Do të punësohen dhe mirë është që të punësohen njerëz që do të jenë kompetentë dhe njerëz që do të përshtaten me ata vende të punës. Çelësa partiak, çelësa etnik, këtë nuk duhet ta diskutojmë, e kemi thënë, që do të bëjmë ligj që të ketë përfaqësim të drejtë etnik, sepse këtë që e kanë bërë paraprakët, Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi, sepse Badenteri është kategori kushtetuese, ne patjetër ta respektojmë, ta harmonizojmë ligjin me kategorinë kushtetuese. A që ka pasur lista të tilla, unë deri sa…tani dikush mund të ulet dhe të bëjë lista, unë këtë nuk e përjashtoj, por deri sa unë jam kryeministër, një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, tha Mickoski.