Mickoski: Sa më shpejtë orë policore

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski kërkon formimin e komisionit për kovid në të cilin do të anëtarësohen njerëz profesionistë të cilët do të ofrojnë zgjidhej për tejkalimin e situatës aktuale me pandeminë. Mendon se sa më shpejtë duhet të vendoset edhe orë policore.

“Ai nuk duhet të jetë komision partiak. Ne nuk duhet t’i partizojmë ata njerëz. Ata janë njerëz të cilët duhet të ofrojnë mënyrën më të lehtë për të dalë nga kjo situatë aktuale në të cilën ndodhemi”, tha Mickovski në paraqitjen e sotme si mysafir në ditarin qendror në Televizionin “Sitel”.

Vlerësoi se sistemi shëndetësor është i mbingarkuar dhe për këtë, sipas tij, fajtor është pushteti i cili nuk ka vizion dhe strategji të qartë. Mendon se vendosen masat paradoksale sepse nga njëra anë vendoset gjende krize, ndërsa nga ana tjetër organizohen zgjedhje të parakohshme lokale në dy komuna.

Zgjidhjen e sheh në formimin e qeverisë eksperte dhe mbajtjen e takimit të liderëve. Për situatën me Bullgarinë, tha se asnjëherë nuk do të nënshkruante një marrëveshje për fqinjësi të mirë. Bëri thirrje për takim liderësh që do t’i forconte pozicionet e shtetit në lidhje me identitetin dhe gjuhën.

I pyetur nëse do të mbështesnin mbajtjen e seancave onlajn, lideri i VMRO-DPMNE-së tha se kurrë nuk do të mbështesnin shkeljen e Kushtetutës dhe punimet antikushtetuese, duke përfshirë votimin onlajn.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu