Mickoski takoi Kostan dhe Kosin: S’pranojmë ultimatum

Kryeministri Mickoski gjatë vizitës zyrtare në Bruksel ka takuar kreun e ri të Këshillit të BE-së Antonio Kosta, komisioneren e re për zgjerim të BE-së Marta Kos dhe funksionarë të tjerë të unionit. Mickoski thotë se këto takime i ka shfrytëzuar për lobimin dhe sqarim të qëndrimeve të shtetit dhe nevojën për përshpejtimin e procesit të integrimit. Në Bruksel qëndruan të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor për të takuar përfaqësuesit e institucioneve të BE-së.

“Vlerësoj se kemi argumente të nxehta dhe të forta. Nuk besoj në zgjidhje të menjëhershme. Bëjmë gjithçka që mundemi tashmë për gjashtë muaj me të gjitha personalitetet që mund të kenë rol në tejkalimin e këtij kontesti të imponuar që nuk na lejon të përparojmë drejt BE-së për shkak të politikës eksperimentuese të qeverisë së kaluar, politikë që shikon deri te hunda dhe jo përtej hundës. Do ta zgjidhim dhe nuk ka tërheqje. Çdo betejë për qytetarët dhe të ardhmen e vendit ja vlen të ketë viktimë dhe aq sa është e nevojshme do të punojmë dhe do të argumentojmë. Të jeni të sigurt se me asnjë hap nuk do t’i turpërojmë qytetarët dhe nuk do të shkaktojmë asnjë plagë në identitetin maqedonas”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu