Mickoski: Të gjithë ata që kanë gabuar do të përgjigjen. Për veshi do t’i nxjerrim nga shtëpia!

Askush nuk duhet të përpiqet të luajë në kartën etnike. Në këtë rast nuk ka politikë dhe të gjithë ata që u përpoqën të bëjnë politikë në kurrizin e qytetarëve dhe për jetën e fëmijëve do të mbajnë përgjegjësi, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.

“Më lejoni t’u përgjigjem atyre që bëjnë konferenca për media në mesnatë, këtu nuk ka politikë, të gjithë ju që keni guxuar të bëni politikë në këtë mënyrë do të mbani përgjegjësi, mbi kurrizin e qytetarëve dhe jetëve që humbën këta fëmijë. Dhe nuk do të ketë mëshirë, për veshi do t’i nxjerrim nga shtëpia. Nëse ata mendojnë se do të përpiqen të luajnë në kartën etnike dhe të bëjnë politikë siç u përpoqën dje, me ato konferencat për shtyp të mesnatës. Për veshi do t’i nxjerrim nga shtëpia!”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu