Mickoski thotë se do të ketë kontrolle rigoroze në markete dhe objekte të tjera tregtare

-Prej sot fillojnë kontrollet rigoroze në markete dhe në objekte të tjera tregtare, paralajmëroi kryeministri Hristian Mickoski. Ai tha se kjo vjen pas koordinimit me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, kryetarin e Komisionit për mbrojtje të konkurrencës dhe drejtorin e Inspektoratit shtetëror të tregut.

“U dakorduam për hapat që do të ndodhin, duke filluar prej sot. Në konferencën e djeshme për shtyp nga kolegë tuaj u potencuan dy zinxhirë të marketeve të cilët bëjnë disa shkelje të ligjeve dhe procedurave. Sot ata do t’u nënshtrohen kontrollit rigoroz edhe në ditët në vijim. Sipas informatave me të cilat disponojmë, kemi përafërsisht rreth 20 000 komintentë të zinxhirit të supermarketeve dhe do të duhet thellësisht të hyhet për të parë nëse ekzistojnë indikacione të këtilla. Por, njëkohësisht edhe objekte të tjera tregtare do t’u nënshtrohen llojit të tillë të kontrollit sepse standardi i qytetarëve është prioritet i ynë dhe ne do të bëjmë gjithçka si Qeveri për ta mbrojtur”, deklaroi Mickoski.

Rritjen e çmimeve tek disa markete të caktuara, Qeveria, tha kryeministri, e sheh si sulm ndaj standardit të qytetarëve.

“Të gjithë duhet të dinë se jemi seriozë dhe këtë sulm e kuptojmë si sulm ndaj standardit të qytetarëve, ndërsa Qeveria ka të drejtë dhe obligim ta mbrojë interesin publik dhe të qytetarëve”, nënvizoi Mickoski.

Ai dje e mbështeti bojkotin e paralajmëruar në markete, i paralajmëruar për të premten, duke cekur se “prej fillimit flet për individë në këtë biznes të cilët në mëynrë spekulative dëshirojnë të përfitojnë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu