Kryeministri Hristijan Mickoski tha se e ka pranuar letrën që i dërgoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, përcjell TV21. Mikcoski tha se në pjesën e parë të letrës ai flet për situatën gjeopolitike, ndërsa në pjesën e dytë, siç thotë Mickoski, Ahmeti ankohet për vendimet e gjykatësve që janë zgjedhur me shumicë të BDI-së dhe LSDM-së.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1387050855602494/?ref=embed_video
“Pjesa e dytë është akuzë ndaj gjykatësve kushtetues që i ka zgjedhur shumica e LSDM-së dhe BDI-së, se po zbatojnë, paramendoni, program të VMRO-DPMNE-së. Nuk e kam ditur që këta gjykatës, do ta përsëris, të zgjedhur nga shumica e LSDM-së dhe BDI-së, zbatojnë program të VMRO-DPMNE-së. Se qenka i shqetësuar për lëndën për Ligjin për Gjuhët dhe se duhej që të intervenoj te gjykatësit kushtetues, të zgjedhur nga LSDM dhe BDI, të kenë kujdes se çfarë po bëjnë sepse në këtë mënyrë mund ta destabilizojnë shtetin, përafërsisht kjo është letra. Ja publiku le të vlerësojë nëse kjo meriton koment”, deklaroi Mickoski./tv21.tv