Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se mëngjesin e sotëm ka komunikuar me Howard Lutnick pas fitores së presidentit Donald Trump. Mickoski tha se pret gjithashtu që Richard Grenell të bëhet pjesë e ekipit të presidentit Trump. Të dy këta persona të afërt me Trump, së fundmi kanë qenë për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku realizuan takim edhe me Mickoskin.
“Në muajin gusht, ose në fund të korrikut na vizituan Howard Lutnick, që kishit mundësinë ta shihni se si qëndronte afër familjes së Trump sot gjatë konferencës për shtyp. Z.Lutnick është kryetar i ekipit të tranzicionit, ku janë 5 anëtarë, në mesin e të cilëve është edhe Jr, djali i presidentit Trump, aty ishte nënkryetari JD Vance, aty është vet presidenti i ri, z.Trump, aty është zonja McMahon, dhe kryetar i ekipit është Howard Lutnick, ai ishte këtu, folëm për shumë projekte, qëndroi një kohë të gjatë, komunikuam, sot shkëmbyem mesazhe, gjithashtu z.Rick Grenell, që pres të jetë pjesë e ekipit të presidentit Trump”, tha mes tjerash Mickoski.