Mickoski: VMRO-ja do të kthehet më e fortë se ka qenë më parë

Me rastin e fund-viti me mesazh publik para opinionit u paraqit edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, duke theksuar se çdo qytetarë po i ndjen sfidat, vështirësitë dhe pasojat negative nga standardi i keq, turbulencat politike dhe acarimin e marrëdhënieve mes subjekteve politike. Sipas tij premtimet kyçe të qeverisë për jetë më të mirë nuk përmbushen. Mickoski madje u shpreh se ka ngecje shoqërore politike dhe ekonomike, megjithatë porositi qytetarët që të mos humbin shpresën sepse siç u shpreh ai VMRO-DPMNE do të bëjë edhe ndryshime të brendshme dhe do të kthehet edhe më e fortë se sa ka qenë.

Bashkimi Evropian dhe NATO patjetër të bëhen qëllime të arritshme, ndërsa anëtarësimi atje është punë e lodhshme, e jo mbledhje protokollare dhe improvizime të rrezikshme. Nevojitet dialog politik, subjektet politike në Maqedoni nuk guxojnë të jenë armiq, por konkurruese, gara e të cilave është sigurimi i jetës më të mirë për qytetarët. Dialogu është proces i dyanshëm. Për të nevojitet mirëkuptim dhe mbështetje e mbështetur në parime bazike. Gjithsesi se ka gjëra që ne si parti do të vlerësojmë se ia vlen të mbështeten dhe për të cilat jemi të bindur se janë në interes të qytetarëve. Për të pasur dialog, patjetër të ketë liri të shprehjes për të thënë mendim kritik. Për të pasur liri, patjetër t’i vihet fund presionit politik dhe hakmarrjes – deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu