Partia opozitare VMRO-DPMNE ka akuzuar qeverinë e Zoran Zaevit për shkelje të kushtetutës me vetëdije të plotë. Siç thuhet në kumtesën e lëshuar nga kjo parti, Zoran Zaevit jo që vetën nuk i intereson mbrojtja e interesave kombëtare dhe mendimi i qytetarëve por nuk i intereson as mbrojtja e vlerave për të cilët kanë sakrifikuar gjeneratat e më hershme, njofton InfoShqip.
Zaev dhe shumica qeverisëse me vetëdije bën shkeljen e Kushtetutës, ligjeve dhe proceduarave me qëllim që me çdo çmim të zbatojë marrëveshjen kapituluese për ndryshimin e emrit. Zaev pa principe barazon anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE me ndryshimin e emrit kushtetues, edhe pse nga vetë institucionet iu është thënë se në fakt duhen reforma të vërteta. LSDM po i keqpërdor aspiratat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë për shtrëngimin e politikave të saja kapitulluese në mënyrë duke i bllokuar të gjithë ato që mendojnë kundër”, theksohet në kumteësën e VMRO-DPMNE-së./InfoShqip.com