Mickovski takohet me grupin parlamentar, VMRO-DPMNE nuk kthehet në Kuvend

Kryetari i VMR0-DPMNE-së Hristijan Mickovski mbrëmë është takuar me grupin parlamentar të partisë së tij për të vendosur nëse do të rikthehen në Kuvend. Këtë mbrëmë e konfirmoi edhe vet kryetari i kësaj partie pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev.

Edhe zëdhënësi i partisë Ivo Kotevski sot për InfoShqip konfrimoi se mbrëmë ka pasur takim me grupin parlamentar, ndërsa për detajet e takimit theksoi se do të ketë kumtesë me shkrim nga partia.

Por duke marrë parasyshë faktin se në komisionin për kulturë që u mbajt në ora 10 sot në Kuvend, nuk kishte asnjë deputet të VMRO-DPMNE-së, mund të konfirmohet se vendimi i kësaj partie është që të mos kthehen në Kuvend. Pritet që një gjë e tillë të konfrimohet edhe zyrtarisht gjatë ditës./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu