Sot, aplikacioni Microsoft To Do u përditësua në të gjithë pajisjet që bazohen në iOS, Android dhe Windows 10, duke sjell një larmi ndryshimesh. Përditësimi më i rëndësishëm ishte ai në Windows 10 i cili shtoi pamje të reja të numërimit të detyrave në listën e detyrave të planifikuara.
Në njoftimin e Microsoft jepen detaje për përmirësimet që aplikacioni sjell në iOS “Ne rregulluam disa çështje në këtë version që të kemi një përvojë më të mirë ndërsa aplikacioni merr detyra nga Siri. Ne kemi rregulluar disa gabime në lidhje me funksionalitetin e printimit për versionin në iOS” thuhet në njoftim.
Aplikacioni i Microsoft To Do në Android kryesisht do të sjell përmirësime rreth sinkronizimit të cloud në telefona dhe tabletë Android. Microsoft To Do është një aplikacion falas nga gjiganti amerikan i teknologjisë që mundëson menaxhimin e detyrave të mundësuara përmes sinkronizimit të listave të gjërave përmes cloud.