Milaim Zeka ka qenë mysafir në emisioni LEMzA’ të Tribuna Channel, ku ka folur për jetën e tij personale.
Gazetari i njohur ka folur mes tjerash edhe për ish-gruan e tij, ndarjen dhe raportet pas ndarjes.
Ai ka thënë se vazhdon t’i ruajë raportet e mira me ish-gruan, duke qenë se i kanë edhe fëmijët e përbashkët.
Zeka ka sqaruar se nuk e ka pasur kurrë shok burrin aktual të ish-gruas së tij, teksa ka thënë se ndarja nuk ka ndodhur për fajin e tij, porse ish-gruaja është dashuruar me një person tjetër.
Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme (nga minuta 27:40).