Milenko e krahason Zaevin me Skënderbeun (FOTO)

Gazetari kontravers, Milenko Nedellkovski në profilin e tij në Facebook ka kritikuar BDI-në dhe PDSH-në pasi ata anulojnë garën për rivotim në Tearcë të Tetovës. Milenko poashtu shkruan se pas Gjergj Kastriotit, shqiptarët përsëri do të kenë udhëheqësin e tyre ortodoks, duke vënë theksin te Zoran Zaevi, kryetari i LSDM-së.

‘Anulimi nga gara zgjedhore në Tearcë i Aliut dhe Thaçit, apo ndonjë jokoalicionim i BDI-së dhe PDSH-së me OBRM-në do të thotë rënie e të dy partive.

PDSH-ja do të bëhet PPD dhe BDI do do të jetë PDSH.

Thaçi dhe Aliu do të hiqen nga skena politike. Me largimin e mundshëm nga bazat përjetshme të gjuetisë.

Vendin e tyre do ta marrin dy parti tjera shqiptare, LSDM dhe Besa, dhe kryetari i ri shqiptar – Zoran Zaev.

Pas një periudhe të gjatë, domethënë pas Gjergj Kastriotit, shqiptarët përsëri do të kenë udhëheqësin e tyre ortodoks’, shkruan Milenko në Facebook.
Përndryshe rivotimi në Tearcë do të mbahet të dielën, ku njëra nga partitë, OBRM-PDUKM ose LSDM janë në garë për të fituar nga një mandat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu