Milenko Nedelkovski me ‘aminin’ e BDI-së edhe në FFM

Para ca ditësh u njoftuam në portalet e internetit se BDI kishte lejuar gazetarin ultranacionalist maqedonas të përbetuarin shqiptarë Milenko Nedelkovski të jetë pjesë e grupeve punuese në kuadër të disa projekteve qeveritare.

Por kjo nuk është vetëm kaq. Kompania e tij ka marrë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë të drejtat për transmetimin direkt të ndeshjeve në internet, gjithë kjo me lejen e zv/kryetarit shqiptar të FFM-së Muhamet Sejdini – Meti. Ky i fundit nga Zajazi dihet ashiqare se u vendos nga BDI në këtë post jopolitik.

 Por ajo që e bën më tragjike këtë shqiptarin më të dobët ndonjëherë në këtë funksion është se ai ka dosje si i dënuar me burg disa vite më parë që automatikisht është në kundërshtim me rregullat e FFM-se dhe FIFA-s për të ushtruar këtë post. Që ky i ashtuquajtur shqiptar të qëndrojë në atë post ka bekimin e partisë së Ali Ahmetit. Ky ndihmoi në shkatërrimin e klubeve shqiptare që nga Struga deri në Kumanovë, klubet shqiptare si zakonisht mbushin arkën e FFM-së me dënimet me mijëra euro ndërsa ekipet maqedonse si Makedonija Gj.P as nuk paguajnë kuotizimin për pjesmarrje në Ligën e parë të Maqedonisë.

Me bekimin e ketij pseudo shqiptari priftërinjtë maqedonas tani së bashku me ekipin kombëtar të Maqedonisë udhëtojnë në ndeshjet zyrtare jashtë shtetit e gjithë kjo mundësuar në barrë të FFM-së ndërsa kur luan si vendase ekipi i Maqedonisë për priftërinjtë maqedonas është e rezervuar Tribuna VVIP në stadiumin e Shkupit.

Para disa ditësh Muhamet Sejdini u akuzua edhe për anashkalimin e trajnerëve shqiptarë në akademitë e futbollit të Maqedonisë./shqipmedia


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu