Miliarderi rus ndërton akullthyesen e parë private në botë, tashmë e jep me qira

Biznesmeni rus Oleg Tinkoff tha së fundmi se është i gatshëm të japë me qira akullthyesen e tij private që ka kushtuar 80 milionë euro, e pajisur me pista helikopteri, dhomë masazhi, mjete lëvizëse në akull dhe një nëndetëse të thellësive.

Anija e tij mund të merret me qira nga dashamirësit e aventurës për 740,000 euro në javë. Mjeti 77-metra i gjatë quhet La Datcha është prodhuar në kantieret Damen Yachting i porositur nga 52 vjeçari Tinkoff, i cili është themelues i Tinkoff Bank.

Akullthyesja mund të lundrojë në ujëra të veshura nga akulli për t’i hapur rrugën barkave dhe anijeve dhe është lëshuar nga porti i Vlissingen në jug të Holandës.

Ajo mund të qëndrojë në det të hapur rreth 40 ditë pa u kthyer në port dhe ka sisteme të avancuara karburanti dhe depozitimi të mbetjeve.

Milioneri rus thotë se e përdor vetë mjetin për 20 ditë në vit dhe kërkon ta japë me qera për pjesën tjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu