Kandidatja e LSDM në Haraçinë, Milikije Halimi ka shkelur me fitore bindëse kundrejt kandidatëve të tjerë.
Ajo fitoi 57 për qind të votave apo mbi 3076, derisa kandidatët e tjerë kanë shënuar humbje të thellë. Sipas rezultateve zyrtare të KSHZ, e dyta është radhitur BDI me kandidatin e saj Isuf Bislimi që ka fituar 1 mijë vota, ndërsa i treti është radhitur Isen Ramadani nga ASH me mbi 800 vota. Ali Ismaili i Lëvizjes BESA ka mundur të marrë vetëm 5.23%.
Kjo ka bërë që Milikije Halimi ti mposhtë keq kundërkandidatët e tij dhe se në rrjetet sociale po qarkullojnë porositë ironizuese se Milikija i bëri për “topllomera” (termometra) oponentët e saj, informon INA.