Klubi i madh turk, Fenerbahce raportohet se po insiston që ta rikthejë në skuadër sulmuesin e Mallorca-s, Vedat Muriqin.
Sipas medieve turke, sulmuesi i kombëtares së Kosovës, është synim i Fenerbahce-s në afatin kalimtar të janarit.
Fener e sheh Muriqin si zëvendësues të mundshëm të Youssef El-Nesyrit, ky i fundit është i lidhur me transferimin në Arabinë Saudite.
Klubi turk thuhet se është duke përgatitur ofertën në vlerë prej 10 milionë eurosh për rikthimin e Muriqit në Stamboll.
Ndërkohë, siç raportohet, Mallorca po heziton të lejojë shitjen e yllit të Dardanëve duke pasur parasysh se sa i rëndësishëm është Muriqi për skuadrën spanjoll.