Minçev: Reforma në administratën publike është prioritet kyç për integrimin evropian të Maqedonisë

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, në fjalimin në një ngjarje sot, kushtuar prezantimit të Raportit për monitorim të SIGMA për vitin 2024, e ka theksuar rëndësinë e reformave në administratën publike si një nga prioritetet kyçe në procesin e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian.

“Modernizimi dhe avancimi i administratës publike janë themel i sektorit publik funksional, i cili është shtytës i çdo shoqërie demokratike. Formimi i Ministrisë së Administratës Publike është përgjigje strategjike e Qeverisë për përshpejtimin e reformave dhe përmirësimin e efikasitetit dhe transparencës së institucioneve”, theksoi Minçev.

Siç bëri të ditur MASH, ai shtoi se Raporti i SIGMA përfaqëson mjet të rëndësishëm për vlerësim të rezultateve të deritanishme dhe identifikim të zonave në të cilat është i nevojshëm përparimi.

Theksoi se Ministria punon në mënyrë aktive në zbatimin e masave nga Strategjia për Reforma në Administratën Publike, me fokus të veçantë në departizim, profesionalizim dhe vendosje të sistemit koherent të pagave.

“Qytetarët duhet të kenë besim në institucione dhe të ndjejnë se ata punojnë në interes të tyre. Për këtë, reformat duhet të jenë gjithëpërfshirëse, ndërsa procesi i krijimit të politikave transparent. Përgatitëm zgjidhje të reja ligjore – Ligj për nëpunës administrativë, Ligj për të punësuar në sektorin publik dhe Ligj për përmirësim profesional – të cilët së shpejti do të propozohen në Qeveri dhe Kuvend”, theksoi ministri.

Minçev e ka paralajmëruar edhe Ligjin e ri për mbikëqyrje inspektuese, i cili duhet të vendosë ndryshime strukturore për koordinim më të mirë të shërbimeve inspektuese dhe ulje të shpenzimeve administrative.

Në kontekst të integrimeve evropiane, ka theksuar se kritikat nga Komisioni Evropian për Mbështetjen Politike dhe Koordinim të reformave do të merren parasysh për avancimin e procesit. “I jemi mirënjohës SIGMA-s për mbështetjen e vazhdueshme. Ky partneritet është kyç për ngritjen e kapaciteteve dhe afrimin e standardeve evropiane, përfundoi ministri, i cili, siç thuhet në kumtesën e Ministrisë së Administratës Publike, shprehu besimin se “me përpjekje të përbashkëta do të jenë synimet e vendosura për një administratë publike moderne dhe efikase arritur.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu