Ministri britanik për Evropën dhe Ballkanin, Alan Duncan në një intervistë për Alsat-M ka folur rreth situatës aktuale politike në Maqedoni. Sipas tij, nëse Maqedonia dëshiron të jetë e pasur dhe e lirë atëherë nuk duhet të shikojë drejt Rusisë, por drejt Evropës.
“Këtë javë e vizitova edhe Malin e Zi. Përzierja që e pamë atje është e papranueshme. Mendoj se nuk është e drejtë të thuhet të keni kujdes, për shkak se kjo do të thotë rritje të ndikimit të Rusisë. Mendoj se Rusia luan vetëm për interesat e veta dhe jo për interesin e rajonit. Ne, NATO jemi këtu për interesin tuaj. Nëse dëshironi të jeni më të pasue dhe më të lirë atëherë nuk duhet të shikoni drejt Rusisë, por drejt Evropës. Dhe nëse dëshironi të jeni më të varfër atëheër shkoni në rrugët alternative”, deklaroi Alan Duncan.