Ministri grek për foton e ushtarëve: “Kush nuk ndihet grek, të kthehet në vendin e tij”

Një foto e shtatë djemve shqiptarë në ushtrinë greke duke bërë me duar shqiponjën, prej dy ditësh ka shkaktuar zemërim në opinion grek.

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka folur në një intervistë televizive të dhënë mëngjesin e sotëm në programin “Καλημέρα Ελλάδα” në televizionin ANT1.

Lidhur me incidentin e fotos me simbolet shqiptare, Kammenos ka folur me tona të ashpra, madje ka kujtuar edhe deklaratën e kryeministrit Rama të bërë para pak kohësh

“Ky është një plan i gjerë për të ringjallur nacionalizmin dhe ka nisur me deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për çamët.”

Sipas ministrit grek këto ngjarje nuk mund të tolerohen në Forcat e Armatosura dhe për këtë arsye është urdhëruar një hetim i detajuar nga i cili shtatë rekrutët në qendrën e trajnimin në Missolongi, rrezikojnë dënim të rreptë.

Kammenos ka sqaruar se gjobat do të vendose sipas Kodit Ushtarak.

“Kushdo që nuk ndihet grek, të kthehet në vendin e tij”- ka përfunduar Panos Kammenos, duke kujtuar edhe një herë së ka djem dhe vajza të lindur nga prindër shqiptarë, por që janë përshtatur më së miri me kulturën dhe rregullat greke./ opinion.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu