Ministri i Jashtëm izraelit i përgjigjet Erdoganit: Je një kriminel lufte, po mbështet terroristët

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz ka reaguar pas deklaratës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili e përshkroi mbështetjen e Perëndimit për Izraelin si “të mjerueshme” dhe Benjamin Netanyahun një “të sëmurë mendor”. Katz e cilëson liderin turk si një kriminel lufte që mbështet terroristët.

Erdogan ka shpallur mbështetjen e tij për Hezbollahun kundër kërcënimeve nga Izraeli”, tha ministri i Jashtëm duke shtuar se presidenti turk “është një kriminel lufte që masakron kurdët e pafajshëm përtej kufirit sirian dhe përpiqet t’i mohojë Izraelit të drejtën për të vetëmbrojtje kundër një organizate terroriste që sulmon nga Libani nën urdhrat e Iranit. Hesht dhe ki turp!”.

“Kuptohet se Izraeli, i cili dogji dhe shkatërroi Gazën, tani i ka vënë sytë Libanit. Edhe pse fuqitë perëndimore para kamerave flasin ndryshe, ne shohim se në prapaskenë ata po e përkëdhelin pas shpine Izraelin dhe madje e mbështesin atë. Është jashtëzakonisht e dëshpëruar dhe e mjerueshme që shtetet, të cilat kur flasin për lirinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë, janë robër të një pacienti mendor si Netanyahu”, tha më herët Erdogan duke shigjetuar Perëndimin dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu