Ministri izraelit: Luftë me Iranin nëse Joe Biden fiton zgjedhjet

Ministri izraelit është një nga shumë zyrtarë vendas që duan të shohin Donald Trump president të SHBA-ve, kryesisht prej politikave anti-Iran. Në një intervistë me Kanalin 13 të Izraelit, ai paralajmëroi që pozicioni i Biden mbi Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) mund të rindezë tensionet midis dy rivalëve.

Tzachi Hanegbi tha se nëse Joe Biden fiton presidencën, mund të ketë një luftë mes Izraelit dhe Iranit. Ai pretendon se kjo do të vijë nga rikthimi i mundshëm i SHBA-së në marrëveshjen bërthamore ndërkombëtare me Iranin.
“Biden ka thënë se do të rikthehet te marrëveshja bërthamore me Iranin por kjo do të çojë në një konfrontim mes Izraelit dhe Iranit”, deklaroi Hanegbi.

Kandidati presidencial i SHBA Joe Biden kishte njoftuar se qeveria e tij do të përpiqet të ri-negociojë me JCPOA nëse ai fiton zgjedhjet. Sidoqoftë, Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif të martën hodhi poshtë idenë e ri-negocimit të kushteve të marrëveshjes bërthamore gjatë mandatit të presidentit të ardhshëm të SHBA.

Në 2018, Presidenti Donald Trump me presionin e lobit hebre, u tërhoq nga marrëveshja dhe vendosi sanksione të rënda ekonomike ndaj Iranit. Administrata e tij argumenton se Irani mund të përpiqet të krijojë armë bërthamore, gjë e cila është mohuar vazhdimisht nga Teherani.

Ndërkohë shumë liderë hebrenj kanë nxitur bashkë-atdhetarët të votojnë për Trump, siç ishte thirrja e grupit të rabinëve zionistë disa ditë para zgjedhjeve. Komentet janë të logjikshme pasi Izraeli është mbështetur nga të dyja palët në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse marrëdhënia e kryeministrit Netanyahu me ish-presidentin Obama ishte disi e vështirë. Netanyahu ka lavdëruar shpesh dhe ka punuar ngushtë me Trump, për shkak të mbështetjes se tij për Izraelin. Biden është aktualisht në avantazh por fituesi në SHBA ende nuk është shpallur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu