Ministri i Arsimit dhe Shkences z. Pishtar Lutfiu mori pjesë në hapjen e seminarit “Konsulidimi dhe fuqizimi i kapaciteteve të stafit akademik të Universitetit Nënë Tereza në Shkup”.
Kam kënaqësinë që sot së bashku në këtë seminar shpalosen metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe për të mbështetur stafin pedagogjik dhe zhvillimet e pogrameve studimore të Universitetit “Nënë Teresa” në Shkup.
Midis tjerash Ministri Lutiu theksoi se “Universiteti është përkushtuar në promovimin e praktikave më të mira të mësimdhënies dhe arritjes së rezultateve më të suksesshme. Qëllimi i këtij seminari është trajnimi i stafit pedagogjik për përvetësimin dhe përparimin e formave dhe metodave bashkëkohore të mësimdhënies. Një rëndësi e veçant do t’i kushtohet edhe zhvillimit dhe përshtatjes së programeve studimore në këtë universitet.
Kam nderin që në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës t’ju uroj mirëseardhje stafit akademik, duke ju dëshiruar punë të mbarë dhe të sukssesshme gjatë këtyre dy ditëve të seminarit, theksoi Lutfiu.“