Ministri Lutfiu takon Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, z.Plomp

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z.Pishtar Lutfiu , sot realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, z. Wouter Plomp, ku u diskutua rreth bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm në sferën e arsimit dhe shkencës mes dy shteteve.

Ministri Lutfiu theksoi se Ministria e arsimit dhe shkencës ka dhënë 3 bursa të plota për studentët e rregulltë dhe 2 bursa për studentë për studime të magjistraturës për vitin akademik 2016/2017 në Universitetin Groninengen, Leiden dhe Utrecth në Holandë, në pajtim me Konkursin për shpërndarjen e bursave për studentë që në vitin akademik 2016/2017 do të regjistrohen në ciklin e parë, të dytë apo të tretë të studimeve në njërin prej 100 Universiteteve më të mira në botë, sipas rangimit në Qendrën e universiteteve nga klasa botërore pranë Universitetit Shio Tong nga Shangai.

Ministri Lutfiu theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e gatshme për thellimin e bashkëpunimit të deritanishëm me institucionet përkatëse të arsimit të lartë në Holandë me qëllim të përmirësimit dhe harmonizimit të planeve dhe programeve arsimore, aktet normativo-juridike, shkëmbimin e ekspertëve dhe formave të tjera të bashkëpunimit.

Gjatë takimit gjithashtu nga të dy palët u shpreh interesi për të bashkëpunuar në shkëmbimin e informacionit shkencor dhe teknologjik dhe publikime, shkëmbimin e shkencëtarëve dhe ekspertëve për konsultime dhe leksione, trajnimet dhe seminaret e përbashkëta, organizimin e studimeve të veçanta, etj.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu