Ministri Murtezani nënshkroi Мarrëveshjen për Instrumentin për Reforma dhe Rritje

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, nënshkroi Marrëveshjen për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, pas emërimit të tij si koordinator nacional për instrumentin në fjalë. Kjo Marrëveshje përcakton parimet e bashkëpunimit financiarë në mes Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe detyrimet dhe kushtet që vendi duhet t’i përmbushë për lirimin e financimit përmes Instrumentit, transmeton Portalb.mk.

“Në përputhje me vendimin implementues të Komisionit të 23 tetorit të vitit 2024, me të cilin miraton Agjendën Reformuese të Maqedonisë së Veriut, Bashkimi Evropian vë në dispozicion një kontribut të përgjithshëm financiar deri më 215,342,394 EURO si mbështetje të pakthyeshme (jo të rimbursueshme) dhe kontribut të përgjithshëm financiarë deri më 535,012,159 EURO si mbështetje për kredinë (huanë), të cilat do të lirohen pas vlerësimit pozitiv për përmbushje të kënaqshme nga shfrytëzuesi i kushteve për pagesë të përcaktuara në Agjendën Reformuese”, thuhet në njoftimin e MÇE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu