Ministri i MPB Agim Nuhiu bashkë me efektivë policorë ka dalur në terren në mes të natës në mënyrë që rruga që shpie te Kodra e Diellit të pastrohet tërësisht për vizitorët.
Më poshtë ua sjellim deklaratën e plotë:
“Në përpjekje për të siguruar një lëvizje pa peripeti për në Kodrën e Diellit! Qytetarët kanë të drejtë për të shijuar kënaqësinë e Kodrës së Diellit, kurse ne kemi detyrime institucionale për t’i shërbyer ata! Mirënjohje për efektivin e policisë! Respekte për z. Gajur Kadriu – Drejtorin e NP “Rrugët e Maqedonisë” për bashkëpunimin efektiv me MPB-në, për të mirën e qytetarëve! Ejani në Kodrën e Diellit dhe mos hezitoni për të kërkuar mbështetje dhe ndihmë nga efektivi i policisë”, ka theksuar Nuhiu.