Ministri i “përjetshëm” i BDI-së zhduket në fushatë?!

Ministri i “përjetshëm” i BDI-së, Fatmir Besimi nuk duket askund gjatë fushatës, edhe pse ai konsiderohet si njeriu që ka përfituar më shumë nga kjo parti që për 14 vjet ishte në pushtet, informon INA.

Besimi konsiderohej njeriu i pandryshueshëm në qeveritë e BDI-së, duke zënë pozicione ministrore dhe duke kaluar nëpër shumë ministri.

Aktivistë të kësaj partie kanë debatuar në rrjetet sociale, duke thënë se përse Besimi nuk duket në fushatë dhe nuk vrapon për përfitimin e votës. Por nga ana tjetër, burime partiake pranë BDI kanë thënë se ai është një nga hartuesit e platformës së kësaj partie. Besimi së fundi siç mësohet po qëndron më shumë në Londër, duke qenë si profesorë i jashtëm i një universiteti londinez./ina


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu