Ministri i Shëndetësisë nga PDK: Do t’ia gjejmë ilaçin shëndetësisë

Ministri i ri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se vullneti qytetar e demokratik është përmbushur me votimin e qeverisë.

“Vendi ka nevojë për zhvillim dhe ai do të vijë. E shëndetësisë, për të cilën fushë unë mora përgjegjësinë, do t’ia gjejmë ilaçin”.

“Jam jashtëzakonisht i vetëdijshëm për gjendjen e rëndë në këtë sektor, por po ashtu jam plot me vullnet e besim se do t’i dalim”, ka shkruar Ismaili në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu