Dje ministri i brendëshëm Oliver Spasovski me bashkëpunëtorë të tij ka qenë për ngushëllime tek familja Limani nga Kumanova e cila me dhimbje të thellë ka pritur lajmin e vdekjes së djalit të tyre Adrinit i cili me profesion ka qenë polic, njofton Zhurnal.
Spasovski si ministër i brendëshëm për herë të parë në historinë e shtetit të Maqedonisë viziton familjen e një polici shqiptarë.
Shprehim ngushëllime familjes Limani nga Kumanova për humbjen e madhe dhe vdekjen e Adrian Limanit pjestarë i MPB-së., është shprehur ministri Spasovski pas qëndrimit në shtëpinë e familjes Limani