Ministri të veçanta Kosovë-Shqipëri? Mediat kosovare: Albin Kurti gati të pranojë propozimet e kryeministrit Edi Rama

Ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se në takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit doli fitues, do t’i propozojë ministri të veçanta të të dyja vendeve me qëllim të përmirësimi të marrëdhënieve në mes shteteve shqiptare.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu lidhur me këto ministri, tha se ky propozim i Ramës është në vazhdën e shumë propozimeve tjera spektakolare. Sipas tij, nuk mund të ketë ngritje të nivelit të bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Shqipërisë me deklarata të tilla, pasi sipas Gërxhaliut nevojitet konkretizim në implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Gërxhaliu ka kërkuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama të jetë më serioz në zbatimin e obligimeve që i dalin Shqipërisë nga marrëveshje e Stabilizm-Asocimit.

KosovaPress lidhur me propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për ministrit të veçanta në mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka kontaktuar edhe Dhomës e Tregtisë në Shqipëri.

Përmes telefonit, kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka duke mos dhënë shumë komente rreth kësaj ideje, tha forumet e sipërmarrjes private Shqipëri-Kosovë brenda dhjetorit do të dalin me një platformë të përbashkët që do t’u adresohet dy qeverive. Ndryshe, në mes të qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh për bashkëpunim ndërqeveritar në shumë fusha, por që zbatimi i tyre nuk është duke ndodhur./KosovaPress/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu