Ministrja Elezi për vizitë në Kroaci, këmbim i përvojave me autoritetet lokale dhe rajonale të Kroacisë

Ministrja e Vetëqeverisjes Lokale Shiret Elezi në kuadër të vizitës në Kroaci pati takim me kryetarin e komunës së qytetit Jastrebarsko, Zvonimir Novosel dhe me zhupanin e Zhupanisë së Zagrebit, Stjepan Koziq.

Në takim me kryetarin e Novosel, u prezantuan projektet me të cilat qyteti Jastrbarsko në vitin 2015 e ka marrë mirënjohjen qyteti i Evropës i vitit, me më shumë projekte të suksesshme të financuara nga ana e Bashkimit Evropian, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 5 milionë euro për periudhën kur përdorin mjete nga fondet e BE-së., kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Ministrja Elezi po kryeson një delegacion të kryetarëve të komunave nga rajoni planor Lindor, Juglindor dhe i Vardarit dhe të Qendrave për zhvillim, në vizitën e komunave dhe agjencive rajonale të zhvillimit në Austri, Slloveni dhe Kroaci.

Qëllimi i vizitës është shkëmbimi i përvojave në përgatitjen e projekteve lokale dhe rajonale zhvillimore dhe inovative, financimi nga fondet e BE-së, si dhe realizimi i forma të ndryshme të bashkëpunimit në më shumë niv

Ministrja Elezi foli për sistemin e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisës, si dhe për instrumentet  për zhvillim të barabartë rajonal.

“Na nevojiten projekte kualitative, konkurruese të cilat përveç mjeteve buxhetore do të sigurojnë mjete financiare  edhe prej fondeve të Bashkimit Evropian, për çka na është e çmuar përvoja nga vendet dhe qytetet të cilat janë të suksesshme në implementimin e projekteve konkurruese dhe inovative të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës dhe zhvillimin lokal dhe rajonal”, ka theksuar Elezi.

Ministrja e pushtetit lokal Shiret Elezi gjatë vizitës në Slloveni, u takua me autoritetet lokale të Velika Polanës dhe Kërshkos, me drejtorin e agjencisë për zhvillim Posavje, si dhe me konsullin e nderit të Republikës së Maqedonisë në Slloveni, z.Stefan Pavlinjek, drejtor i kompanisë Roto.

Në komunën Velika Polana, kryetarëve të komunave nga Republika e Maqedonisë iu prezantuan përvojat në implementimin e projekteve të financuara nga ana e Bashkimit Evropian. Velika Polana është një komunë e vogël me vetëm 1.600 banorë, por me më së shumti projekte të realizuara të BE-së në raport me numrin e popullsisë.

Në takimin me kryetarin e Kërshkos, Miran Stanko dhe me drejtorin e agjencisë për zhvillim Posavje Martin Brataniç u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave, veçanërisht në fushën e menaxhimit të mbeturinave. Delegacionit të Republikës së Maqedonisë iu prezantua modeli e I sistemit rajonal për menaxhimin e mbeturinave në rajonin Posavje.

elezi

elezi1


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu