Masat operative për punësim, projektet Maqedonia punëson 1 dhe 2, investimet e huaja, klima e volitshme e biznesit, janë faktorë të cilët ndikojnë mbi zvogëlimin e papunësisë.
Këtë e theksoi ministri i Financave, Kirill Minovski në debatin e mbrëmshëm në TV Nova ku bashkë me zëvendësministrin plotësues të Financave, Kire Naumov, u debatua për gjendjet në ekonominë e Maqedonisë. Minovski vlerëson se zvogëlimi i papunësisë është real dhe nuk duhet pasur dyshim në të dhënat e publikuara statistikore.
“Krijimi i vendeve të reja të punës paraqet sfidë globale, efektet pozitive të krijimit të vendeve të reja të punës janë të njohura për të gjithë, ndërsa nëse pasojnë të dhënat historike do të shohim se në vitin 2006 kemi pasur shkallën më të lartë të papunësisë e cila ka qenë mbi 37 për qind, ndërsa sot kemi 24 për qind. Shkalla e zvogëlimit të papunësisë nuk i referohet derdhjes mekanike të popullatës apo migrimit, por këto të dhëna të punësimit, nëse ndiqet ky numër do të shohim se është rritur në 160 mijë persona në 10 vitet e fundit”, tha Minovski.
Një prej faktorëve për këtë, sipas tij, janë punësimet në ZZHTI dhe masat aktive të tregut të punës.
“Këto masa kanë për qëllim ta aktivizojnë popullatën e papunësuar dhe gjetjen e vendeve përkatëse të punës. Mjetet të cilat janë alokuar në vitin 2005 – ishin të vogla, por përmes projekteve, shuma e mjeteve përmes Maqedonisë punëson 1 dhe 2 u rritën, ndërsa masat nënkuptojnë lehtësim në kuptim të pagesës së kontributeve, të cilat paguhen në fondin pensional. Shkaku i dytë është rritja e pensioneve. Ne po përpiqemi përmes DAP-it ta rrisim pagesën e kontributeve. Fakt është se masat me të cilat nxiten punësimet, sikur investimet e huaja dhe masat për punësim do të thonë impuls pozitiv për investime dhe për punësime të reja. Masat aktive janë segment i rëndësishëm në raport me kërkesën dhe ofertën e vendeve të punës”, thotë Minovski.