Miqësia e vjetër, Rama zbulon sekretin nga telefoni i tij dhe dhuratën për ditëlindjen e Majkos: Hashashin nuk e doje…

Në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Juridikut ka qenë i pranishëm dhe Edi Rama së bashku me një pjesë të deputetëve të majtë, të cilët kanë mbaruar në këtë fakultet.
Gjatë fjalimit të tij Rama u ndal në disa këshilla për të rinjtë, por nuk ka kursyer as batutat me ish kryeministrin dhe deputetin e majtë, Pandeli Majko, i cili para pak ditësh ka festuar edhe ditëlindjen e tij. “Mos përsërisni gabimet tona. Shumë faleminderit”, ishte këshilla e Majkos.

Batutat

Rama: Po të shikoni në telefonin tim, po u zbuloi një sekret se unë kisha një tjetër axhendë…Majko më shkruan: “Vendos vetë por unë të urdhëroj që të vish tani këtu

Majko: I vetmi që nuk më uroi ishte ky…

Rama: Nuk e urova me sms, por jam i vetmi që i kam çuar dhuratë

Majko: Më ler të flas

Rama: Apo ta zbulojë vetë dhuratën

Majko: Një shishe verë..

Rama: Ti hashashin nuk e doje.

Majko: të mos e hapim atë muhabetin e hashashit se…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu