Miratohen ndryshimet e ligjit në bujqësi, ja përfitimet që vijnë për bujqit e Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar disa ndryshime dhe plotësime të pesë ligjeve të sferës së bujqësisë, që kanë të bëjnë me bujqësi dhe zhvillim rural, gjueti, peshkatari dhe kulturë ujore, tokë bujqësore, si edhe material farërash për të mbjella të ndryshme.

Nga këto, 54 mijë ekonomi bujqësore që kanë të evidentuar hapësira bujqësore, do të përfitojnë nga nafta e lirë, që do të ndikoj në uljen e harxhimeve të prodhimeve.

Përveç këtij ndryshimi me përfitim është edhe shtyrja e shlyerjes së obligimeve ndaj Drejtorisë për të Ardhura Publike, që shkaktonte problem për pagesën e subvencioneve. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu